Policia “i kap mat” teksa shkëmbenin drogën, pranga dy shkodranëve (Emrat)

656
Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohen për shitjen e narkotikëve. Shtetasit Blendi Stankaj, 46 vjeç, dhe Reid Kisha, 22 vjeç, të dy banues në Shkodër, u arrestuan në flagrancë teksa po shkëmbenin drogën.
“Arrestimi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë “Shqiponja” në zbatim të planit të Masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambjenteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpëndahet lëndë narkotike tek Pallatet e Nesherakut, lagje “Naim Gjylbegu” Shkodër u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Blendi Stankaj dhe Reid Kisha, pasi këta shtetas në momentin e arrestimit po i shisnin njëri tjetrit lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit personal të shtetasit Blendi Stankaj ju gjet në një çantë një sasi lënde narkotike canabis sativa. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ju gjet një sasi tjetër lënde narkotike Cannabis Sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lënda e gjetur rezultoi me peshë 1.983 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Sigal