Policia e Elbasanit, ndalohet shoferi ‘pijanec’ dhe një i kërkuar

572
Në një aksion për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga policia e Elbasanit është bërë e mundur të ndalohen nga forcat e rendit dy përosna që qarkullonin me automjetet e tyre nën efektin e alkolit.
Ne njefitmin e policisë thuhet se: Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Indrit Muça, 33 vjeç banues në fshatin Gostimë Cërrik.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Cërrik duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit duke u përplasur me një shtyllë anësore të rrugës. Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.
Nderkohë që është arrstiuar edhe Klodjan Hazizolli, 23 vjeç banues në fshatin Katund i Ri Elbasan.
Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal të datës 19.01.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”
Sigal