Policia dhe FNSH zbarkojnë në Vlorë, aksion “blic” për kapjen e personave në kërkim

14
Sigal

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar kontrolle brenda në qytet, Selenicë e në disa fshatra të Lumit të Vlorës për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Ky aksion policor po zhvillohet në sajë të operacionit antidrogë “Tempulli”. Kujtojmë se operacioni antidrogë u shtri në disa qytete të vendit dhe çoi në pranga 233 persona, si dhe u shpallën në kërkim 82 të tjerë, kryesisht shpërndarës të lëndëve narkotike.

Shpërndarësit e drogës u arrestuan, pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike.