Policia: 350 zyrtarë të lartë të armatosur

414
350 zyrtarë rezultojnë të pajisur me armë, për shkak të detyrës, në bazë të ligjit të vjetër. Të dhënat bëhen me dije zyrtarisht nga Policia e Shtetit, e  deklaron se deri të enjten, janë pa dorëzuar 182 pistoleta. Në listën e zyrtarëve përfshihen Prokurorë, Gjyqtarë, Deputetë, Kryetarë Bashkie, Ish – Kryetar Komunash, Policia Pyjore, Hetimi Tatimor, Përmbarues Gjyqësor. Nga të dhënat që disponon Policia e Shtetit, institucionet më problematike në dorëzimin e armëve të zjarrit janë Gjyqtarët dhe Prokurorët.
Me anë të një shkrese, Komisariati Numër 2 i Policisë i ka dërguar Gjykatës së Tiranës listën me 15 gjyqtarët, të cilët ende nuk kanë dorëzuar pistoletën në përputhje me ligjin e ri. Më anë të letër – porosisë së datës 26 Shkurt të këtij viti, strukturat vendore të policisë kanë hartuar plane veprimi me detyra konkrete, të përcaktuara për grumbullimin e armëve të dhëna me leje, sipas ligjit të vjetër. Për deputetët, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i dërgoi një letër Kryeparlamentarit Meta, duke u nisur edhe nga rasti i Deputetit Gent Strazimiri, i cili u kallëzua nga policia për armëmbajtje pa leje në protestën e opozitës në Parkun e Liqenit.
Sigal