Pogradec, vret vëllanë dhe gjyshin e gruas, arrestohet 25-vjeçari

490
Sigal

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:30, në qendër të qytetit, ndërkohë që viktima kanë mbetur shtetasit Fatmir Muhaxhiri 65- vjeç dhe Dritan Myrteza 38- vjeç. Policia e Pogradecit ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes. Ai është shtetasi Romeo Myrteza 25-vjeç. Në momentin e arrestimit autorit i është gjetur edhe arma me të cilën kreu krimin. Sipas të dhënave të para nga blutë e qytetit të Pogradecit, mësohet se një konflikt familjar është bërë shkak për vrasjen. Policia sqaron se njëri nga viktimat  ishte gjyshi i gruas së 25-vjeçarit.  Por pas kontrollit në banesën e këtij të fundit, policia konstatoi se Romeo Myrteza kishte kryer edhe një tjetër krim. Ai kishte ekzekutuar në banesë vëllanë e tij Dritan Myrteza 38-vjeç. Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërkohë që mësohet se viktimat dhe autori i përkasin komunitetit rom.