Pogradec, terrorizon banorët e lagjes; pranga 21-vjeçarit

561
Agjentë të policisë së Pogradecit kanë vënë në pranga në orët e vona të natës një 21-vjeçar, që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, duke ngjallur panik tek banorët. Sipas një njoftimi për shtyp, personi i arrestuar është identifikuar si shtetasi Emiliano Kaftirani, nga fshati Petrush. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët, të trembur nga breshëria e të shtënave, kanë lajmëruar policinë, saktësohet në njoftimin zyrtar. Uniformat blu, gjatë kontrollit të bërë në banesën e 21-vjeçarit sekuestruan armën e përdorur prej tij, një kallashnikov, si dhe 19 fishekë. Materialet hetimore lidhur me këtë rast i kaluan prokurorisë së rrethit.
Sigal