Pogradec, gruaja e mbytur me litar mbrojti djalin 8 vjeçar nga dhuna e të atit

456
Pasditen e djeshme Zamir Çaushi kishte shkuar në gjëndje të dehur në shtëpi. I ishte vërsulur djalit të tij 8 vjeçar për ta rrahur, por fëmija është mbrojtur nga e ëma. Më pas 38 vjeçari i është vërsulur bashkëshortes së tij 35 vjeçares. E ka lidhur me një tel rrobash dhe më pas goditur me thikë, në parakrah rreth 2-3 herë. Këto janë detajet e krimit të rëndë në familje të ndodhur dje në fshatin Proptisht, Komuna Mokërr e Pogradecit të zbuluar nga grupi hetimor.

Sipas raportit papraprak të policisë nëna e tre fëmijëve humbi jetën si rezultat i mbytjes. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në prani të fëmijëve Policia arrestoi 38 vjecarin Zamir Çekani, një person që njihej problematik dhe i dhunshëm edhe me fëmijët, e nënën e tij të moshuar.
Sigal