Pogradec, arrestohen 5 djem: 2 po vidhnin, 3 tymosnin marihuanë

612
Katër arrestime kanë ndodhur sot në Pogradec: Dy persona që vidhnin materiale ndërtimi pranë një shkolle, njëri prej të cilëve kishte edhe një sasi të vogël, lënde të dyshuar Cannabis Sativa si dhe tre të tjerë, që qarkullonin me kanabis me vete, duket për përdorim vetiak.
Këta të fundit, Dritan Cenkollari, 38 vjeç; Klaudio Asllan, 22 vjeç si edhe M.D, 16 vjeç, të tre banues në Korçë, sot, në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, qarkullonin me një “Volkswagen Golf 4” që drejtohej nga Cenkollari. Policia ushtroi kontroll në makinë dhe u gjeti 12 gr kanabis.
Dy të arrestuarit e tjetë janë: E. M, 18 vjeç dhe K. K, 16 vjeç, të dy banues në Pogradec; ata dyshohet se kanë vjedhur materiale ndërtimi tek një shkollë në lagjen nr 1 në Pogradec. Gjatë kontrollit trupor, 18 vjeçarit dhe një dozë kanabis.
Sigal