Zbardhen detaje nga ngjarja e ndodhur në Mat.
Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se personi i cili dyshohet se është vetëqëlluar ka humbur jetën në spital.
Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Mark Nikolli.
Policia Mat/ Informacion paraprak
Rreth orës 15.15, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë shtetasi M.N, rreth 52 vjeç, banues në Klos, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.