Plas sherri në Vlorë, plagoset një person me mjet mprehës

543
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Disa të rinj janë përleshur mes tyre.

Si pasojë, pas sherrit verbal, të rinjtë kanë nxjerrë armët e ftohta. Një person është qëlluar dhe ka ngelur i plagosur nga një mjet i mprehtë.

I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës Transaballkanike, rreth orës 04:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Ende nuk ka detaje mbi motivin e sherrit dhe identitetin e të lënduarit.