Plas grushti në spitalin e Durrësit, i riu rreh mjekun

489
Plas grushti ndaj bluzave të bardha në spitalin e Durrësit.
Një 29-vjeçar ka dhunuar një mjek, dhe më pas është vënë në pranga.
Bëhet fjalë për shtetasin K. Xh., vjeç 29, banues në Durrës, i cili ka goditur me grusht në ambientet e spitalit, mjekun me iniciale A.T., vjeç 63, banues në Durrës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Uniformat blu kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të të riut.
Rasti është regjistruar të martën më 1 maj.
Sigal