Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 26-vjeçari përfundon në spital

446
Sigal

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur para pak minutash në Tiranë, në zonën e Mëzezit. Mësohet se një 26-vjeçar është plagosur në armë zjarri në këmbë.

I riu menjëherë pas plagosjes ka shkuar për ndihmë mjekësore. Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për mbledhjen e provave për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.