Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

24
Sigal

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi gjatë një konflikti plagosi me thikë një 22-vjeçar më herët gjatë ditës.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobta.

22-vjeçari i plagosur po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër,npas identifikimit se shtetasi A.Gj., ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, janë venë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje dhe kërkimesh bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit,shtetasit A. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Grude e Re.nKy shtetas dyshohet se më datë 16.02.2024 rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e bluve.