Plagosja me armë zjarri, atentat dy vëllezërve

435
Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri në tregun e Tapizës, në Fushë –Krujë. Sipas policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Të plagosurit janë K.F. 28 vjeç dhe H.F. 41 vjeç, të dy me banim në Tiranë. Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ende nuk ka një informacion të plotë për ngjarjen, ndërsa po mbledhin provat e nevojshme, me qëllim zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Efektivët e policisë po punojnë dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal