Plagosja me armë në Elbasan, ndalohet një nga autorët dyshuar

461
Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar një nga personat e dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë pranë Pallatit të Sportit , ku pas një përplasje me armë mbetën të plagosur 3 persona.

Ngjarja mendohet se ka si motiv borxhet, që çuan më pas në konfliktin me armë.

Në kërkim nga Policia është tashmë Gent Faqja, si personi i cili dyshohet se qëlloi ndaj personave.

Konflikti me armë u shënua në orët e pasdites së të premtes, ku personat të cilin ishin ulur në një tavolinë në lokalin ‘Cest La vie’, fillimisht kanë debatuar dhe më pas janë përplasur fizikisht.

Pas përleshjes fizike, njëri prej tyre ka shkuar në shtëpi ku ka marrë një armë zjarri kallashnikov dhe është kthyer sërish në lokal ku ka qëlluar ndaj tre personave duke i lënë të plagosur rëndë.