Personi që shihni në foton e mëposhtme, është Klered Bozhani, autori i dyshuar i plagosjes së policit të forcave speciale “Shqiponja” pasditen e kësaj të mërkure në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi në në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura” ku efektivi Edlir Alleshi ishte pjesë e një patrulle të “Shqiponjave” që ishte vënë në ndjekje Klered Bpzhanit. Në një moment, ky i fundit ka hapur zjarr ndaj polici duke e qëlluar me dy plumba në bark.
Si pasojë efektivi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.