Plagoset nga vëllai i dhëndrit pas sherrit për pronën

498
Një burrë në Roskovec është plagosur nga vëllai i dhëndrit dhe kjo situatë ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronën. Gjithçka ka nisur pas një sherri mes dy vëllezërve në Roskovec të Fierit. Shtetasi Shefit Hatillari, 54 vjeç, banues në Roskovec, pasditen e djeshme ka goditur me sende të forta në kokë 63-vjeçarin G.H., banues në fshatin Goran të Korçës, duke i shkaktuar dëmtime të shumta. 
Mësohet se Hatillari ishte konfliktuar me vëllanë e tij, dhëndrin e të dëmtuarit G.H., dhe gjatë kohës që ky i fundit ka ndërhyrë për të shuar sherrin, është sulmuar nga 54-vjeçari. Si pasojë e plagëve të marra, i dëmtuari ndodhet në spitalin e Fierit. Konflikti mes dy vëllezërve ka nisur për motive të dobëta, dyshohet çështje pronësie dhe ka degraduar edhe në konfrontim fizik.
Sigal