Plagoset me armë zjarri biznesmeni, në kërkim autorët

453
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër,ku si pasojë ka mbetur I plagosur biznesmeni, Berhan Vishnja, 50 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit ‘Loro Boriçi”. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi plagosja dhe nisën hetimet. Ndërkohë, i plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës. Sakaq, forcat e rendit janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, të cilët janë larguar nga vendi i krimit menjëherë.
Sigal