Plagosen 5 punëtorë në një minierë në Klos, po transportonin krom

554
Nje ngjarja e rëndë ka ndodhur ne Klos ku ka patur 5 punëtorë të plagosur ngë Traverbankun e Klosit.
Nderkohë, Kompania AlbChrome njofton se ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e Klosit ka ndodhur një avari në të cilën janë aksidentuar 5 punonjës.
Ne deklaraten e kompanisë thuhet se nga kompania janë marrë masat e menjëhershme për të bërë trajtimin e duhur mjekësor të të lënduarve, të cilet pasi janë dërguar në spitalin rajonal të Burrelit, është konstatuar nevoja që 3 prej tyre të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Menjëherë këta 3 punonjës janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas ekzaminimeve konstatohet që aktualisht të 3 punonjësit janë jashtë rrezikut për jetën.
Avaria është shkatuar nga pakujdesia e dy prej punonjësve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.
Sigal