Përplaset makina me një ndërtesë, vdes 48-vjeçari

503
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 48-vjeçari është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit të Librazhdit, ku ka mbetur i vdekur shtetasi Kristo Roci, i cili udhëtonte me mjetin e tij me targa greke NZY 5651. Viktima ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit, duke e bërë që të përplaset me ndërtesën. Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po merret me zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Sigal