Përplasen tre makina në Pogradec

52

Një aksident ka ndodhur pranë fshatit Buçimas të Pogradecit. Tre makina janë përfshirë në këtë aksident, por nuk ka patur të lënduar.

Frenimi i shpejtë i njërit prej mjeteve është bërë shkak i aksidentit, gjë që ka sjellë edhe përplasjen e dy makinave të tjera nga pas.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.