Përplasen dy makina në Korçë-Bilisht, 3 të plagosur

130
Sigal

Aksident i rëndë në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Nga raportimet paraprake, aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku një mjet ‘Benz‘ ngjyrë të bardhë është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet Volkswagen Caddy të kuq, çka ka sjellë përmbysjen e këtij të fundit në anë të rrugës.

Tre të plagosur janë transportuar drejt spitalit të Korçës, ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi duket se përplasja ka qenë shumë e fortë.

Policia e Korçës/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2 automjete. Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.