Përplasen 3 automjete, plagosen tre femra

447
Një aksident automobilistik ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Peqin – Elbasan , në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocajve”. Nga ky aksident raportohen 3 të plagosur. Të njëjtat burime pohojnë se në pranga ka rënë Ali Hidri 59 – vjeç banues në fshatin Hasmashaj.
Ky i fundit, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford” veturë me targa DN 958 ZA është pëplasur me mjetin tip “Ford” veturë me targa ED 537 WK, drejtuar nga R.B, 31 vjeç, banues në fshatin Pajovë dhe mjetin tip “Audi” veturë, me targa AA 356 JY, drejtuar nga shtetasi T.SH 39 vjeç, banues në Peqin. 
Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur:
A.SH, 28 vjeçe, banuese në fshatin Hasmashaj Peqin.
M.K, 56 vjeçe, banuese në fshatin Hasmashaj Peqin, të dyja shtetaset ishin pasagjere në mjetin tip “Ford” me targa DN 958 ZA
P.D, 48 vjeçe, banuese në fshatin Përparim, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Audi” veturë, me targa AA 356 JY.
Të plagosurat u dërguan në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sigal