Përplasen 2 makina në rrugën e Rinasit, disa persona bllokohen brenda mjeteve

563
Dy makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në rrugën e Rinasit, ndërsa personat që udhëtonin me këto mjete kanë mbetur të bllokuar.
Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të nxjerrë njerëzit nga makinat. Ndërkohë nuk dihet ende nëse ka viktima si pasojë e aksidentit.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.
Sigal