Përndoqi të miturën në fshatin Bishnicë, vihet në pranga 49-vjeçari

31
Sigal

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit Sh. E., 49 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur një 16-vjeçare.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe bashkëshortes, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Th., 41 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 21-vjeçar, në fshatin Gërmenj, Kolonjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.