Përmbyset varka, mbyten 4 persona në liqenin e Shkodrës

459
Sigal

Një tragjedi mësohet të ketë ndodhur sot në Mal të Zi, ku 4 persoan kanë humbur jetën pasi varka e tyre është përmbysur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Liqenin e Shkodrës, në pjesën e Malit të Zi ndërsa 3 prej viktimave janë anëtarë të familjes Kumburoviq nga Zeta, si dhe një i ri me inicialet V.D. nga Podgorica.

Mediet vendase raportojnë se farka është përmbysur për shkak të stuhisë.

Në këtë varkë ka pasur edhe persona të tjerë, por që kanë mundur të shpëtojnë, ndërsa një prej të shpëtuarve Radojica Rasoviç, tha se kishin qenë në manastirin e Vraninës ndërsa kur janë kthyer valët e mëdha kanë përmbysur varkën, ndërsa kush ka mundur ka shpëtuar veten.

Në këtë tragjedi kanë humbur jetën dy bashkësoshtër Kumburoviq dhe fëmija i tyre, si dhe një i ri me inicialet D.V, që u mundua që t’i shpëtojë.

“Ata mund të kishin shpëtuar, por nëna po përpiqej ta shpëtonte fëmijën, kështu që ajo u mbyt gjithashtu. Babai u vra ndërsa po përpiqej t’i shpëtonte, dhe pas tyre ishte djali që erdhi për ndihmë. Nekemi arritur në breg dhe disa prej nesh kanë pasur sukses,” tha Rasoviç.

Ekipet e shpëtimit janë ende në terren, ndërsa Drejtori i NP Liqeni i Shkodrës, Nenad Ivanoviq, është shprehur për “Vijesti” se një trup është arritur të gjendet, ndërsa por kërkohen tre personat të tjerë.

Në operacionin e kërkimit është përfshirë poashtu edhe një helikopter.