Përgjaken rrugët, vdesin 3 vetë në aksidentet rrugore

453
Sigal

Tragjeditë, njëra në Pogradec e tjetra në Laç, ndodhën në të njëjtën kohë. Një i plagosur në gjendje të rëndë

Tre të vdekur dhe një i plagosur rëndë janë pasojat e aksidentit të radhës në akset rrugore të Shqipërisë, duke bërë që viktimat e kohëve të fundit në akset rrugore të krahasohen me balance të një lufte frontale të armatosur. Dy nga aksidentet e djeshme me pasojë vdekjen janë shënuar në kohën që deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, në seancën plenare, hidhnin akuza të ndërsjella ndaj njëri-tjetrit, mes të tjerave dhe për viktimat në rrugë dhe kolapsin në shërbimin e transportit udhëtarë me furgona.  Ndërsa aksidenti i tretë, ku vdiq një grua, ndodhi në orën 20:15 në Skuraj të Kurbinit. Burimet zyrtare konfirmojnë gjithashtu se, dy aksidentet e para janë shënuar brenda pak minutash , njëri në qytetin e Pogradecit dhe tjetri në qytetin e Laçit.

AKSIDENTI NË POGRADEC
Aksidenti që ndodhi në Pogradec pasditen e së enjtes, u regjistrua pak minuta para atij që ndodhi në Laç. Makina përplasi 2 kalimtarë, njëri humbi jetën në vendin e ngjarjes, tjetri dërgohet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja u shënua sot në qytetin e Pogradecit rreth orës 16:40 minuta tek zona e njohur si “Blloku i Vilave” teksa një automjet tip “Benz” me targa PG5287B  e drejtuar nga Renato Sinjaku ka marrë përpara dy kalimtarë. Policia nga vendngjarja bëri me dije se njëri prej kalimtarëve i moshës rreth 55 vjeç, përkatësisht Bashkim Pera gjeti vdekjen në vend kurse një tjetër, Fahri Neziri, 56 vjeç është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Mjekët po punojnë për të evituar viktimën e dytë të këtij aksidenti. Ndërkohë, është bërë arrestimi në kushtet e flagrancës i drejtuesit të mjetit dhe po hetohen shkaqet e aksidentit.

DY VIKTIMA NË KURBIN
Pothuajse, njëkohësisht me aksidentin në Pogradec, një aksident tjetër i rëndë me pasojë vdekjen e një personi u shënua në Laç. Një i moshuar rreth 75 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi u përplas me një makinë. Në momentin e aksidentit, i moshuari ishte duke lëvizur me një biçikletë. Policia lokale bëri administrimin ligjor të tragjedisë, duke shoqëruar dhe shoferin e makinës që kreu aksidentin. Ndërsa në aksidentin e ndodhur në orën 20:15 të ditës së enjte, viktimë ka qenë një grua, kalimtare në rrugë. Ky aksident ndodhi në fshatin Skuraj të Kurbinit. Në të dy aksidentet e djeshme, dyshohet se, shkak i aksidenteve me pasojë dy të vdekur, rezulton të jetë shkelja e rregullave të qarkullimit. Në harkun e një jave, nga aksidentet e ndodhura, kanë humbur jetën 15 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

SOM 1

“Aksidentet e djeshme me dy të vdekur, një në Pogradec dhe tjetri në Laç, janë shënuar në kohën që deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, në seancën plenare, hidhnin akuza të ndërsjella ndaj njëri-tjetrit, mes të tjerave dhe për viktimat në rrugë dhe kolapsin në shërbimin e transportit udhëtarë me furgona.  Aksidenti i tretë, me pasojë vdekjen e një gruaje, ndodhi në orët e vona të ditës së enjte:

 Trafikonin armëve, pranga dy policëve e 4 bashkëpunëtorëve

TIRANË- Dy punonjës të Policisë së Shtetit dhe katër bashkëpunëtorë të tyre janë vënë dje në pranga pasi trafikonin armë dhe municione luftarake drejt Kosovës, me qëllim përfitimi. Konfirmohet zyrtarisht se, gjashtë të arrestuarit kishin ngritur një grup kriminal që merrej me trafikun e armëve të ndryshme, ndërsa ndalimi në kushtet e flagrancës, është bërë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Mësohet se, të arrestuarit janë, Fadil Sula, 53 vjeç, lindur dhe banues në Bushtricë të rrethit të Kukësit, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit Kukës, i dyshuar si organizatori i këtij grupi kriminal, Liman Gjici, 47 vjeç, lindur e banues në fshatin Bushtricë të rrethit të Kukësit, i dyshuar si ndihmësi i organizatorit kryesor të këtij grupi.
Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë Hamdi Matja, 52 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë, me detyrë magazinier armatimi në Repartin 100, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në rolin e furnizuesit kryesor me armë e municione te organizatorëve të këtij trafiku. Të tjerë të arrestuar janë Lorenc Zyli, 34 vjeç, lindur e banues në Gramsh, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit me armë e municione të organizatorëve të këtij trafiku, Erjon Zisko, 24 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Skënderbegas të Gramshit, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit me armë e municione të organizatorëve të këtij trafiku, Abedin Plaku, 53 vjeç, lindur e banues në Gramsh, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit me armë e municione të organizatorëve të këtij trafiku. Operacioni për kapjen e tyre u finalizua në dalje të tunelit të Kalimashit, teksa anëtarët e grupit kriminal ishin duke transportuar një sasi armësh dhe municionesh luftarake. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 12780 fishekë automatiku e pistoletë, 4 armë automatike dhe një sasi e konsiderueshme, pjesë armësh të ç’ montuara. Paraprakisht konfirmohet se, vetëm magazinieri i Repartit 100 i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka furnizuar grupin kriminal, me 100.000 mijë copë fishekë.