Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës

158
Sigal

Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët një banesë në lagjen nr.17 në Durrës. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, raporton policia.Banesa është në pronësi të 36 vjeçares E.Sh, e cila jetonte me qira.

Sakaq shërbimet zjarrfikëse kanë neutralizuar flakët. Grupi hetimor po punon për zbardhjet e shkaqeve të zjarrit.

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 22.07.2021, në orën 18:20, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.