Përfshihet nga flakët laboratori i analizave mjekësore në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh

Laboratori i analizave mjekësore në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga mbingarkesa në rrjetin elektrik.

NOA