Përfshihet nga flakët banesa, gruaja dhe fëmijët shpëtojnë, kryefamiljari pëson djegie të rëndë

577
Një shqiptar nga Kosova, 41 vjeç ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në ndërtesën ku ai banon, në Hunzenschwil të Kantonit Aargau. Një helikopter i njësive për shpëtim e ka transportuar atë në spital.
Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Aargaut, rreth orës 7:30 zjarri kishte përfshirë një banesë në katin më të lartë të një ndërtese të vjetër banimi, shkruan sda.ch.
Një banor e kishte parë tymin e dendur dhe i kishte njoftuar zjarrfikësit. Ndërkohë që ekipet ishin angazhuar në shuarjen e zjarrit nga jashtë, trupat e specializuara për mbrojtje të frymëmarrjes e kanë lokalizuar qendrën e zjarrit në një banesë në katin e dytë, ku dhe i kanë shuar shpejt flakët, transmeton albinfo.ch.
Në atë banesë banonte një familje me katër anëtarë nga Kosova. Ndërkohë që gruaja dhe fëmijët, ashtu sikurse edhe të gjithë banorët e ndërtesës, kishin ikur me kohë, kryefamiljari fillimisht konsiderohej i humbur.
Pak më vonë, trupat e mbrojtjes së frymëmarrjes e kanë gjetur atë pa ndjenja, në banesën e mbuluar nga tymi i dendur dhe bloza. Kosovari kishte pësuar djegie të shkallës së lartë. Një helikopter i shpëtimit e ka transportuar atë në spital.
Përveç tij, një banor tjetër është dërguar në spital me një autoambulancë me dyshimin se ka pësuar asfiksim nga tymi. Banesat e kësaj ndërtese janë dëmtuar shumë ndërsa ato në katin e prekur më shumë, janë të pabanueshme.
Sigal