Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Kamëz.
Nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarri është fikur nga zjarrfikëset e Kamzës në bashkëpunim me të Tiranës.
Ndërkohë dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.