Peqin, tritol automjetit të një emigranti, dyshohet nga një peqinas

415
Sigal

PEQIN – Një atentat me lëndë eksploziv tritol në makinë ndaj një emigranti shqiptar është shënuar sot në Peqin, por fatmirësisht pa të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku tritoli ishte vendosur në automjetin tip Volksvagen Golf me targa AA 474 AD në pronësi të Gazmend Dublait.
 
Mësohet se makina ka qenë e parkuar para banesës së Dublait, por fatmirësisht nga shpërthimi, edhe pse ka qenë i fuqishëm, nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
 
Sipas policisë, Dublai është një emigrant shqiptar i sapokthyer në atdhe. Nga hetimet paraprake dyshohet se autor i këtij atentati është një shtetas po nga Peqini.
 
Deri më tani arsyet e vendosjes së tritolit janë ende të paqarta, ndërsa po vijon puna për arrestimin e autorit.