Pastronin armët, plagosen dy ushtarë në repartin e Vërtopit në Poliçan

434
Dy ushtarë janë plagosur me armë zjarri në repartin ushatarak të Vërtopit në Poliçan. Mësohet se plagosja ka qenë aksidentale, ndërsa ushtarët po pastronin armët.
Ushtarët e plagosur, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, janë dërguar drejt spitalit të Beratit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ata kanë marrë plagë në krahë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sigal