Pas vrasjes së bashkëatdhetarit, kapet sërish shqiptari në Itali, ja çfarë i gjeti policia

474
Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane në Piacenza pasi akuzohet për trafik droge dhe vjedhje.
Pas një hetimi të gjatë, për 45-vjeçarin shqiptar u vendos masa e arrestit me burg, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij italian arrest shtëpiak.
Shqiptari mësohet se ka qenë dënuar më herët me 12 vite burg për vrasjen e bashkatdhetarit të tij dhe më pas fshehjen e kufomës.
Gjatë arrestimit të shqiptarit në vendin e tij të punës dhe shtëpi u gjetën rreth 2.5 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë por edhe armë, municione, xhaketa antiplumb, pasaportat, kartat e identitetit, licenca dhe certifikata regjistrimi të rreme, telefona celularë dhe karta e krediti.
Sigal