Parandalohet krimi në familje/ Dhunonte gruan 18-vjeçare, pranga burrit. I sekuestrohet automatiku

429
Policia e Shijakut ka parandaluar një krim në familje në Shijak. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Zeqir Nurka akuzohet se ka dhunuar 18-vjeçen me inicialet L.B, ndërsa ai dispononte dhe armë.
Policia njoftoi sot se falë ndërhyrjes së shpejtë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti familjar dhe ka arrestuar Zeqir Nurkën, 27 vjeç, banues në Shijak, i cili kishte ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij në shtëpi ndërkohë që dispononte armë.

Me të marrë njoftim menjëherë në ndihmë të gruas kanë shkuar efektivet dhe gjatë kontrolli në banesë kanë gjetur një automatik Kallashnikov model 56, kalibër 7.62 mm si dhe një kreher me 30 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të pasojave të një konflikti familjar. Është arrestuar në flagrancë shtetasi: • Zeqir Nurka 27 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale” Kundërshtimi I punonjësit të policisë së rendit publik”. Nurka, në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B. 18 vjeçe. Me të marrë njoftim menjëherë në ndihmë të shtetases së mësipërme kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe gjatë kontrolli të ushtruar në banesë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: • një armë zjarri automatik, tip kallashnikov, model 56, kalibër 7.62 mm; • një kreher me 30 fishekë. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Dhunë në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 130/ a dhe 278/3 të Kodit Penal.
Sigal