Orikum/ Zjarr afër një lokali, rrezikon të shpërthejë një bombul gazi 1 mijë litra aty pranë

393
Një vatër zjarri e aktivizuar fillimisht në një zonë me shkurre në Orikum, në Vlorë, ka përhapur panik në zonë, pasi flakët janë përhapur drejt një lokali aty pranë. Por shqetësues është bërë fakti se afër lokalit ndodhej një bombul gazi 1 mijë litra, e cila rrezikonte të shpërthente për shkak të zjarrit. Menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe kanë filluar ndërhyrjen për të neutralizuar flakët e zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Sigal