Operacioni ‘Shpirti’/ Apeli zemërgjerë, lë në arrest shtëpie prokurorin dhe zyrtarët e policisë

180
Sigal

Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë të dhënë nga Shkalla e Parë për 18 persona nga 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Për 14 prej tyre, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”, ndërkohë prokurori Maksim Sota, ish zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla dhe dy të arrestuarit e tjerë Abdyl Krasniqi dhe Luan Krasniqi, janë lënë në arrest shtëpie.

Të paktën 38 persona, anëtarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike, janë u vunë arrest gjatë një operacioni të autorizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), falë një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me prokurorinë antimafia të Italisë dhe të koordinuar me Eurojust-in, Agjencia e Bashkimit europian për bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër kriminalitetit.

Operacioni me emrin e koduar ‘Shpirti’ u shtri dhe në Itali, Mal të Zi, e Spanjë.

Në pranga përfunduan zyrtarë të lartë shqiptarë që dyshohen të jenë përfshirë në aktivitetin e grupeve të narkotrafikut.

Mes tyre prokurori i Vlorës Maksim Sota (në arrest shtëpie), Ilirjan Balla, ish nëndrejtori i Vlorës, aktualisht në sektorin e luftës kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Festim Lelaj, ish shef i Rendit në Fier dhe një periudhë kohe pjesë e sektorit të antidrogës, i arrestuar më herët si i përfshirë në trafikimin e 2.5 ton marijuanë drejt Italisë, Artur Krasniqi, oficer policie në Portin e Durrësit si dhe Agustin Deda dhe Hekuran Marku, të cilët në periudhën për të cilët akuzohen se kishin role aktive në grupet kriminale, ishin pjesë e grupit të shoqërimit të ministrit të atëhershëm të Brendshëm Saimir Tahiri.