Operacioni/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, 11 të tjerë nën hetim

38
Sigal

Një 31-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për të luajtur ‘Poker’.

Ndërkohë 11 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë pasi u kapën në këtë mjedis duke luajtur këtë lojë.

Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, valixhe me çipsa, shuma parash dhe 1 celular.

Noftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Games of chance”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në lokalin e shtetasin J. S., në rrugën “Besim Alla”, ku u kapën në flagrancë 11 shtetas, duke luajtur lojën “Poker. Në përfundim të veprimeve për këtë rast:

– u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi J. S., 31 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”;

– nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 11 shtetas,  për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.