Operacioni i policisë italiane, arrestohen dy shqiptarë me 800 kg drogë

603
Një nga sasitë më të mëdha të drogës është kapur nga policia italiane, ndërsa dy shqiptarë janë vendosur në pranga.
Policia në Pulgia ka sekuestruar rreth 800 kilogram e llojit marjuanë dhe hashash, njofton agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Nuk dihet ende identiteti i shqiptarëve të arrestuar, por bashkë me ta ka përfunduar në pranga edhe një italian në momentin që do bëhej shkëmbimi i mallit.
Gjatë këtij operacioni, policia italiane ka sekuestruar edhe një armë zjarri, 4 makina si dhe 32 mijë euro cash.
Nuk dihet ende nëse lënda narkotike ka mbërritur nga Shqipëria, por policia italiane pritet të japë detaje më vonë.


Sigal