Operacioni, dy skafistët e gomones oqeanike janë fierakë, njëri nga Vlora

491
Zbulohet identiteti i tre skafistëve të cilët u arrestuan më 7 prill 2017 gjatë ndjekjes në det të gomones oqeanike me drogë. Dy prej tyre janë nga Fieri ndërsa i treti nga Vlora.

Policia e Shtetit dha sot detaje lidhur me Operacionin e përbashkët antitrafik ndërkombëtar i cili nisi mbrëmjen e 6 prillit 2017 dhe u mbyll një ditë më pas në afërsi të Kalabrisë ku dhe filloi ndjekja e gjatë në det e gomones me motorë të fuqishëm nga 400 cv”

Në momentin kur ata kanë parë se nuk do i shpëtonin policisë kanë hedhur ngarkesën e drogës në det.

“Lënda narkotike është rekuperuar në Kalabri në Itali, atje ku ata e kanë hedhur në det gjatë ndjekies nga policia” njofton policia

Tre skafistët e arrestuar janë

D. L, 27 vjeç. Fier.
K.S, 19 vjeç. Fier.
A. A, 36 vjeç.Vlorë.
Gati 24 ore ndjekje

Policia thotë se ndjekja filloi në mbrëmjen e datës 6 Prill dhe përfundoi rreth orës 16:00 të datës 7 Prill në pjesën fundore të Greqisë, falë edhe informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj.

“Roja Bregdetare dhe QNOD kishin njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë në afërsi të Korfuzit. Menjëherë Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kishin sinjalizuar dhe ishin aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex. 
Sigal