Ofruan lekë policëve, pranga dy drejtuesëve

452
Policia ka arrestuar dy drejtues automjetesh, pasi kanë ofruar rryshfet për punonjësit e policisë. Goditja e këtyre rasteve të njëpasnjëshme të mitdhëniesjanë u regjistrua njëri në Kavajë dhe tjetri në Tiranë.
Në të dyja rastet , Tiranë dhe Kavajë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan; -Dy kartëmonedha te prerjes 1000 lek me vlerë 2000 lekë totale. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Kavajë për veprën penale të “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.
Më datë 11.02.2017, Specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: -Syrja Leçini, 30 vjeç, banues në Kavajë, pasi, tek “Bishti i Zhurit”, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, dhe për t’iu shmangur masës së gjobës, i ka afruar punonjësve të policisë një kartëmonedhë me vlerë 1000 lekë .
Më datë 11.02.2017 Shërbimet e Komisariati të Policisë Rrugore Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: -Arben Visha, 29 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Fitnete Rexha”, i cili duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka rezultuar pa siguracion dhe për t’iu shmangur masës së gjobës ju ka afruar punonjësve të policisë një kartëmonedhë me vlerë 1000 lek.
Sigal