Një ndër 100 më të kërkuarit, arrestohet në Itali

402
Policia Italiane ka vënë në pranga një ndër 100 personat më të kërkuar nga policia shqiptare. Mësohet se personi i arrestuar në Romë është 32-vjeçari Genc Pjetri, i cili rezulton të jetë dënuar nga drejtësia shqiptare me 25 vjet burg për vrasje.
Sipas policisë, Genc Pjetri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2003, kur qëlloi për vdekje shtetasin Hilë Coli. Ai ka mundur t’i fshihet policisë për plot 12 vjet, duke u futur në listën e 100 personave më të kërkuar.
Pas arrestimit nga policia italiane, 32-vjeçari Genc Pjetri pritet të ekstradohet në Shqipëri.
Sigal