Një grua gjendet e pajetë në shtëpinë e saj

407
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Xibrakë të Elbasanit ditën e sotme.

Një grua 45 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesë, ndërsa në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Në fshatin Xibrakë, Cërrik në banesën e saj është gjetur pa shenja jete shtetasja B.B., 45 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen të rrethanave të ngjarjes.