Nisin hetimet – Aksident në Gjirokastër: Makina del nga rruga, 2 të vdekur

432
Një aksident i rëndë është shënuar gjatë natës në aksin Gjirokastër- Kakavijë.
Një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal në vendin e quajtur Grapsh. Për pasojë humbën jetën dy persona, ndërsa një person i tretë është plagosur.
Mjeti tip Ford me targa AA 928 MD dhe drejtohej nga 30-vjeçari A.N, përfundoi në kanal dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe pagagjeri i identifikuar me inicialet G. Sh.
Ndërsa një person i tretë i identifikuar me inicialet L.M ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 
Viktimat janë nga fshati Plesat.
Nisin hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sigal