Niko Trimi: Më dogjën shtëpinë se u pajtova me gruan

587
Duket se problemet e Niko Trimit nga fshati Stan i Lushnjës nuk kanë të sosur. Vetëm pak ditë pasi ai u ribashkua me bashkëshorten të cilën e akuzoi për ushtrim të dhunës fizike, tradhti e braktisje të fëmijëve i është shkrumbuar shtëpia duke mbetur i pastrehë. Ngjarja ka ndodhur dje, në orët e para të mëngjesit, kur banesa e Niko Trimit është përfshirë nga flakët ndërkohë që ai ka mundur të largohet në kohë së bashku me gruan, Edmondën dhe tre vajzat e tyre të mitura, duke shmangur ndonjë lëndim të mundshëm.
“Unë nuk e di se kur ka rënë zjarri, por kur u zgjova e pashë që po vinte nga kuzhina dhe menjëherë lajmërova nusen e vëllait të nxirrnim fëmijët. Zjarri po merrte përmasa të mëdha. Ne lajmëruam zjarrfikësit por edhe pse ata mbërritën dhe u përpoqën t’i shuajnë flakët, të gjitha orenditë e shtëpisë u shkrumbuan”, ka pohuar Trimi për mediat. Ai ka ngritur dyshimet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.
Sigal