Ngriti kompleksin me paratë e drogës, Biznesmeni Dash Gjoka në gjyq

475
Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka, i akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale…”.
“Në bazë të veprimeve proceduriale, i pandehuri akuzohet se ka krijuar asete pasurore me financime që rrjedhin nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve në Itali dhe shfrytëzimit të prostitucionit” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Në bazë të veprimeve proceduriale, Prokuroria e Durrësit konstaton se i pandehuri Gjoka ka krijuar në Shijak kompleksin “Gjoka”, si edhe një Godinë Shërbimi 2 kate, pasi është dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë që është në gjykim për një tjetër çështje për trafik lëndësh narkotike.
Në bazë të akteve të siguruara nga ana e autoriteteve italiane, i pandehuri Gjoka ka siguruar shuma të konsiderueshme nga aktiviteti kriminal i shfrytëzimit të femrave për prostitucion, si edhe nga trafikimi i lëndës narkotike heroinë në sasira të mëdha, vepra penale të kryera gjatë viteve 2002-2003.
Pas veprimtarisë kriminale në Itali, i pandehuri Gjoka ka investuar në prona të paluajtshme në Shqipëri, duke ndërtuar kompleksin tregtar dhe godinën e shërbimit. Prokuroria e Durrësit konstaton se ai i ka investuar në ndërtimin e këtyre dy objekteve me qëllim me qëllim fshehjen e mbulimit të natyrës, burimit të paligjshme të këtyre parave.
Gjithashtu për këtë, ai ka përdorur edhe përdorimin e linjës së kredisë e më konkretisht ajo e vitit 2009, por që gjithsesi nga përllogaritjet rezulton se ka qenë e pambuluar duke përdorur kështu paratë e përfituar nga kryerja e veprave penale për të justifikuar në vazhdim se këto kredi merreshin me qëllim kryerjen e investimeve për kompleksin.
Pra, nga sa më sipër, për Prokurorinë e Durrësit, rezulton se i pandehuri Dashamir Gjoka ka kryer disa herë veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale – kështu në formën e fshehjes apo mbulimit të natyrës së së pasurisë produkt i veprës penale, pasi nëpërmjet parave të përfituara nga krimet e kryera ka ndërtuar deri në vitin 2006 dy godina – kompleksi me sipërfaqe ndërtimore prej 6949 m2, sipërfaqe ndërtimi 2012.7 m2, me sipërfaqe prej 4286.47 m2 që është sipërfaqe për ushtrim aktiviteti dhe godina e Shërbimi 2 kate+podrum”, me sipërfaqe prej 1247 m2 e sipërfaqe ndërtimi 710 m2 – të ndodhur në Xhafzotaj Durrës“, bën me dije prokuroria.
Këto pasuri, aktualisht, janë të sekuestruara edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda, në kuadër të hetimit pasuror që ka nisur në kuadër të ligjit “Antimafia”.
Sigal