Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Krujë, ku raportohet se dy punëtorë janë plagosur në një pallat në ndërtim.
Mësohet se dy punëtorët ishin duke montuar një ashensor, por ky i fundit i ka zënë poshtë.
Punëtorët janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë për të kryer hetimet.



















