Ngjarje e rëndë në burgun e Ternit në Itali! Përleshje mes të dënuarve, mes tyre një shqiptar, dy policë të plagosur

19
Sigal

Situata në burgun e Ternit në Itali po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

Mëngjesin e djeshëm gjatë një përleshje ku ishin përfshirë tre të burgosur (dy afrikanë dhe një shqiptar), mbetën të plagosur dy policë të burgjeve.

Edhe njëri nga tre të burgosurit e përfshirë në përleshje ka kërkuar ndihmë mjekësore. Me një brisk në dorë, ai dyshohet se kërcënoi se do të dëmtonte veten ose këdo që përpiqej t’i afrohej.

Sakaq, janë të panjohura ende arsyet e kësaj përleshjeje.