Sigal

Pas ngjarjes së rëndë ku 39 vjeçari Gjergji B. u vetëdogj me benzinë brenda makinës në lagjen nr.1 në Korçë kanë reaguar familjarët.

Ata kanë rrëfyer se Gjergji nuk kishte probleme shëndetësore, prandaj nuk kanë dijeni për shkakun e ngjarjes.

“Nuk dimë pse ndodhi. Nuk kishte probleme ekonomike,” tregojnë familjarët.
Gjergji jetonte me gjyshen në Korçë ndërsa babai dhe motra jetonin në SHBA. Ndërsa nënë i kishte ndërruar jetë disa vite më para.

39 vjeçari dogji veten me benzinë brenda makinës mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.1 në afërsi të kampit të punëtorëve ku Gjergji B. ka gjetur vdekjen pasi makina e tij ka marrë flakë.
Sipas dëshmitarëve i ndieri kishte blerë benzinë në një karburant në qytet dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit tip ‘Benz’, ku është djegur plotësisht.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit,”-tregon policia.

Policia po punon për zbardhjen e detajeve të reja që çuan në vetëflijimin e 39 vjeçarit.