Ngjarja që tronditi Shkodrën/ Prekë Tonaj u ekzekutua në lokal, në 2011 tentoi të vr*ste për hakmarrje (Foto)

271
Sigal

Mbrëmja e sotme riktheu edhe një herë frikën dhe terrorijn në qytetin e Shkodërs, ku një 47-vjeçar u ekzekutua me kallashnikov brenda në lokal.

Viktima Prek Tonaj i cili është punonjës i Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, është vrarë me armë nga një person i maskuar, ndërsa ndodhej në lokalin e fshatit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa ka ngritur edhe postoblloqe për kapjen e autorit të ngjarjes, i cili është larguar menjëherë sapo ka kryer krimin.

Deri në këto momente një nga pistat që po hetohet është ajo e hakmarrjes. Në vitin 2011 viktima sëbashku me dy shtetas të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen.

Në atë kohë policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e saj duke arrestuar Ndue Tonaj, banues në fshatin Vuksan, Prek Tonajn, banues në fshatin Grudë e re dhe Ndoc Prela.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 13.02.2022, rreth orës  19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.